Pak orë na ndajnë nga Bjellorusi-Kosovë, sfidë kjo që do të luhet në kuadër ta xhiros së 4 në kualifikueset e EURO 2024.
Dardanët mbrëmë kanë zhvilluar stërvitjen e fundit në Budapest para ndeshjes më Bjellorusinë.
Kosova në këtë duel nuk do të llogarisë në shërbimet e Elbasan Rashanit të lënduar, por në dyshim është edhe paraqitja e Milot Rashicës.

Megjithatë, trajneri Alain Giresse beson se skuadra e tij, do ta fitojë duelin me bjellorusët.
Kombëtarja jonë në këtë cikël garash, ka zhvilluar tri ndeshje dhe po aq barazime.
Formacioni i mundshëm i Kosovës, shkruan RTK.
Kosova: Muriq, Paqarada, Aliti, Rrahmani, Vojvoda, Kryeziu, Fazliji, Celina, Muslija, Zhegrova, Muriqi. Ndeshja Bjellorusi-Kosovë fillon në orën 20:45.