Në mediat kosovare raportohet se Zekirija Ramadani është larguar nga posti i kryetrajnerit të Gjilanit.
Gjithnjë sipas këtyre raportimeve, Gjilani ka pranuar kërkesën e Ramadanit për largim për shkak se ky i fundit karrierën do ta vazhdojë në Arabinë Saudite.
Ohod Al-Medina është skuadra që raportohet se do ta drejtojë Zekirija Ramadani, shkruan lajmi.net.
Kjo skuadër bën gara në rangun e dytë të futbollit arab.