Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, po merr pjesë në Samitin e Komunitetit Politik Evropian, i cili po mbahet në kryeqytetin e Moldavisë, Kishinau, transmeton InLajmi.
Para fillimit të Samitit, Vuçiq , duke iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve se çfarë pret nga takimi me Scholz dhe Macron, presidenti i Serbisë tha se takimet nuk do të jenë të lehta.
“Është e rëndësishme që ne të përpiqemi të ruajmë paqen dhe stabilitetin. Unë bisedova sot me qytetarët e veriut dhe iu kërkova të jenë të vendosur për të drejtat e tyre dhe ti mbrojnë ato në mënyrë paqësore. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që disa njerëz ta kuptojnë se 3.4 % nuk janë zgjedhje legjitime. Do të bisedoj me Macron dhe Scholz dhe do të përpiqem t’i kthej gjërat në normalitet, por për të luajtur tango duhen 2”, tha Vuçiq
Ai po ashtu theksoi se Amerika nuk po ndryshon kurs dhe se është e qartë se kush është fajtori për një situatë çfarë e kemi, megjithatë shtoi Vuçiq se strategjikisht asgjë e veçantë nuk do të ndryshojë sa i përket Kosovës dhe situatës në rajon.
“Por ajo që është e rëndësishme është se ata të mund të na dëgjojnë. Kjo është hera e parë që diçka ka ndeshur vërtet me dënimin amerikan, shpresoj se do të jetë kështu edhe me evropianët. Situata është shumë e ndërlikuar”, theksoi Vuçiq, shkruan Danas.
Gjatë Samitit në kryeqytetin e Moldavisë, presidenti Vuçiq do të marrë pjesë edhe në Tryezën e Rrumbullakët të liderëve evropianë për energjinë si dhe janë planifikuar një sërë takimesh mes Presidentit të Serbisë dhe zyrtarëve ndërkombëtar. /InLajmi/