Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu bëri të ditur se të martën ka nënshkruar vendimin me anë të së cilit formohet Komisioni për Dhënien e Provimit të Noterisë, përcjell InLajmi
Haxhiu tha se shumë shpejtë do të organizohet provimi për Noterinë i cili ka për qëllim rritjen e transparencës dhe cilësisë.
Ajo shtoi se problemi me mungesën e noterëve në komuna, do të zgjidhet shumë shpejt
Postimi i plotë i tij:
Sapo nënshkrova Vendimin me anë të së cilit formohet Komisioni për Dhënien e Provimit të Noterisë.

Shumë shpejt do të organizohet Provimi për Noterinë i cili ka për qëllim rritjen e transparencës dhe cilësisë.
Problemi me mungesën e noterëve në komuna, do të zgjidhet shumë shpejt. /InLajmi/