Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një bisedë telefonike me emisarin special të Britanisë për Ballkanin Perëndimor, Stuart Peach, me të cilin ka folur për zhvillimet në veri të vendit, përcjell InLajmi.
Kurti i ka përmendur emisarit britanik sulmet ndaj Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe gazetarëve.
Gjithashtu Kurti ka theksuar se në demokraci nuk ka vend për thirrje fashiste ndërsa ka shtuar se qytetarët e të gjitha etnive kanë të drejtë për shërbim të plotë dhe të papenguar nga zyrtarët e tyre të zgjedhur.
Ndryshe, të hënën nga përleshja me protestuesve serbë dhe KFOR-it mbetën të lënduar 11 ushtarë. /InLajmi/
https://twitter.com/albinkurti/status/1663311355821031425?cxt=HHwWgoCwqbK3opUuAAAA