Ilir Peci sot është betuar si kryetar i ri i Komunës së Zveçanit.
Pas betimit ai ka bërë një prononcim para gazetarëve, ku ka bërë të ditur se zyrën do ta ketë në fshatin Lipë.
Peci theksoi se do të vazhdojë të punojë për të gjithë qyetarët e Zveçanit, shkruan Klan Kosova.
“Unë porsa e mora postin si kryetar komune. Ju njoftoj se do të punojë për të gjithë dhe do të jem i barabartë për të gjithë qytetarët e Zveçanit. Momentalisht, zyrën e kemi në zyrën e komuniteteve në fshatin Lipë”.