Asistenti i Fakultetit të Mjekësisë, Driton Vela, e ka akuzuar organizatën joqeveritare ORCA, se po e lufton cilësinë në arsimin e lartë.
“Ne e kemi një akronim tjetër, OLCA organizata për luftimin e cilësisë në arsim të lartë. Po duket më adekuate”, tha ai për ORCA-n.
Tutje ai e ka pranuar se në të kaluarën ka qenë në listë për deputetë nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, shkruan Dukagjini.
“Në një prononcim të drejtorit të OJQ-së është përmendur se jemi grup i aktivistëve të VV-së, i kemi sfidu ta nxjerrin këtë listë, ajo që ndodhë është ajo që ndodhë në popullatën e përgjithshme. Po kam qenë në listë, por askush tjetër nga grupi im”, ka thënë ai.