Profesori universitar i filozofisë, Blerim Latifi, ka thënë në Pressing të T7 se Kosova është vonuar me Ligjin e Lustracionit.
Para kësaj, Latifi ka thënë se këtij ligji duhet t’i qasemi në dy faza të ndryshme, asaj komuniste para viteve të 90’ta dhe periudhës së Sllobodan Millosheviqit, ish-presidentit famëkeq të Jugosllavisë.
Sipas Latifit, vnedet që janë vonuar me këtë ligj kanë dështuar – Shqipërinë e quajti rastin tipik si dështin Ligji i Lustracionit.
”Kur është çështja te lustracioni i figurave publike që i referohet periudhës komuniste mendoj që ne jemi të votua rnë këtë çështje. Nëse shikojmë ne përvojnë ish-komuniste ne e shohim që shumica e atyre vendeve që kanë pasur sukses atë çështje e kanë kryer menjëherë pas rënies së sistemit, Çekosllovaki, Poloni, Hungari, Rumani. Ndërsa vende të tjera që janë vonu në adresimin e këtij problem lustacioni pothuajse ka dështu Bullgarinë, Rumaninë e ke Shqipërinë. Shqipëria ëshë rast tipik I dështimit të lustracioni”, ka thënë Latifi, të enjten.
Ai ka thënë se njerëzit që kanë shërbyer në vitet e komunizmit tashmë janë plakur ose kanë vdekur.
“Ka lustacion biologjik”, thotë Latifi teksa argumenton se Kosova duhet të merret me periudhën e Millosheviqit, shkruan Gazeta Express.
”Duhet një fakt ta marrim parasysh sot jemi në vitin 2023 ka 33 vjet që ka përfunduar regjimi komunist, ka ndodhur një lustacioni biologjik. Prioritet do të duhet të i jepët për lustacionin e periudhës së Millosheviqit”, ka thënë ai.