Ish-deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Fisnik Ismaili, ka treguar për raportet që ka me anëtarët e VV-së dhe Partisë Socialdemokrate.
Ismaili ka thënë se ka raporte të shëndosha ende me shumicën e anëtarëve të PSD-së, ndërsa sa i përket Vetëvendosjes, ka treguar raste që ka takuar aktivistë të vjetër të kësaj partie, pjesë e së cilës ishte edhe ai para disa vitesh.
Ismaili ka thënë se ka pas rast kur një aktivist i Vetëvendosjes e ka takuar dhe është emocionuar për takimin me të, shkruan lajmi.net
“Ka pas rast që m’ka përqafu e ka kajtë një aktivist i vjetër(i VV-së)”, ka deklaruar ai.