• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 1 July, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Sociale Intervista

Sfidoi paragjykimet dhe arriti të bëhej kampione bote, Ilda Lelo: Nuk do të ndalem!

Shqipe Vishaj nga Shqipe Vishaj
15 May 2023
në Intervista
0 0
0
Sfidoi paragjykimet dhe arriti të bëhej kampione bote, Ilda Lelo: Nuk do të ndalem!
0
SHPERNDARJE
102
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Ilda Lelo, kampionia shqiptare në kickbox arriti të mposhtë paragjykimet e shoqërisë shqiptare që “kickbox-i është sport vetëm për meshkuj” ndërsa korri suksese të jashtëzakonshme, duke u shpallur kampione bote në këtë sport, vjen në një intervistë ekskluzive për Gazetën InLajmi.

Ilda Lelo flet për lidhjet e saj me kickbox-in, vështirësitë, paragjykimet, mbështetjen dhe suksesin e arritur në nivel botëror dhe synimet e saj për të ardhmen.

InLajmi: Si filloi rrugëtimi juaj në kickbox? A kishit mbështetje nga familja dhe shoqëria?

Ilda Lelo: Nisja e kickbox-it ka qenë krejtësisht rastësore. Isha mësuar të merresha me sport që e vogël dhe gjatë universitetit po ia ndieja mungesën, keshtu që vendosa të provoja diçka të re.

Sportet luftarake ishin një peng i fëmijërisë, një dëshirë që prindërit nuk e kishin marrë asnjëherë me seriozitet asokohe. Në fillim më mbështesnin sepse mendonin se ishte thjesht diçka kalimtare, më pas kur e panë që rruga po merrte një tjetër rrjedhë u përpoqën të ma ndryshonin mendjen, por ishte vonë për mua që të hiqja dorë.

InLajmi: Cilat kanë qenë vështirësitë që keni hasur gjatë rrugëtimit tuaj?

Ilda Lelo: Vështirësi ka pasur, ka dhe padyshim që do të vazhdojë që të ketë. Mund të përmend disa si: vështirësia fizike dhe emocionale që ka si sport; kostoja shumë e lartë; vështirësi për të punuar dhe stërvitur me kohë të plotë në të njëjtën kohë; paragjykimet e të bërit “një sport meshkujsh”; paragjykimet për një vajzë që stërvitet vetëm me meshkuj etj.

InLajmi: A jeni ndjerë e paragjykuar në ushtrimin e këtij sporti, duke u nisur nga fakti se shoqëria shqiptare e ka parë kickbox-in si sport vetëm për meshkujt?

Ilda Lelo: Siç e thashë edhe më sipër, kjo ka qenë një nga vështirësitë gjatë kësaj rruge. E quaj vështirësi sepse edhe pasi ti ke një mendim krejt ndryshe dhe askush nuk mund të ta ndryshojë mendjen, trysnia e shoqërisë dhe rrethit ku jeton është shumë e madhe dhe ndikon në gjendjen emocionale. Kur je një sportist profesionist, sidomos përpara garave, duhet të jesh i qetë dhe pa ngarkesa emocionale apo psikologjike sepse me dashje apo pa dashje ndikon shumë në përformancën tënde në stërvitje dhe ndeshje.

Paragjykime të tipit “Do të bëhesh me fizikun si të një burri”, “Do të bëhesh agresive”, “Mos i flisni kësaj se të rrah”, “Do bëhesh me familje tani, s’ke më moshë për këtë sport” dhe të tjera si “Një vajzë nuk mund ta bëjë këtë sport, por një djalë po”.

Në të gjitha këto vite që ushtroj kickbox-in jam përpjekur maksimalisht që t’i ndryshoj këto ide të gabuara, t’i ndryshoj këto paragjykime jo vetëm në Vlorë, por në të gjithë Shqipërinë dhe kështu të gjithë ta shohin kickbox-in si një disiplinë sportive të shëndetshme.

InLajmi: Çfarë sakrificash duhet të bëjë një sportiste për të pasur përformancën e duhur në çastin vendimtar?

Ilda Lelo: Të jesh një sportiste profesioniste përpara garave do të thote të heqësh dorë nga koha e lirë. Kjo do të thotë që përqëndrimi duhet të jetë 100% tek plani stërvitor.

Një nga sakrificat më të mëdha është balancimi i punës me stërvitjen sepse është e pamundur të mos punoj, kjo gjë të lodh fizikisht dhe si çdo punë të ngarkon pak psikologjikisht, kështu që të duhet një sforcim i dyfishtë për të përballuar intesitetin e stërvitjes që të duhet për t’ia arritur qëllimit.

InLajmi: Keni arritur të korrni suksese të jashtëzakonshme në kickbox, duke e rrëmbyer titullin kampione bote. Si e arritët tërë këtë sukses dhe kujt ia keni dedikuar titujt e fituar?

Ilda Lelo: Për të pasur sukses në sport të duhet pak talent, shumë punë, shumë disipilinë, por mbi të gjitha të duhet një person që beson tek ty, punon bashkë me ty dhe të drejton në rrugën e duhur.

Ky person është trajneri im Alban Alikaj, falë të cilit sot unë e dua kickbox-in, falë të cilit sot unë kam këto rezultate. Padyshim që ai është personi që e meriton t’i dedikohet suksesi dhe titujt e mi po aq sa edhe suksesi i të gjithë sportistëve të Akademisë së Kickbox-it “Fight Club Vlora”.

Pasioni dhe dashuria që ai ka për këtë sport e bëjnë atë të punojë fort dhe me shpirt për ecurinë dhe zhvillimin e këtij sporti në të gjithë Shqipërinë. Me Alban Alikaj në krye të Federatës Shqiptare të Kickbox-it, tashmë ky sport në vitet në vazhdim do të arrijë masivizimin dhe cilësinë e niveleve më të larta ndërkombëtare me hapa më të shpejtë.

InLajmi: Çfarë ndjesie kishit kur rrëmbyet për herë të dytë titullin kampione bote në kickbox? Sa morët përkrahje përgjithësisht nga shqiptarët anë e kënd botës?

Ilda Lelo: Kickbox-i është sporti më emocionues në botë, si per spektatorin ashtu edhe për sportistin. Adrenalina që ti merr prej ringut është e jashtëzakonshme. Të duhet një shpirt dhe mendje e fortë për të përballuar emocione të tilla.

Mbështetja ishte e madhe, duke ia shtuar emocionin dhe bukurinë fitores, sidomos prej atyre që ishin të pranishëm. Emocione që vetëm mund t’i ndiesh, është e pamundur t’i përshkruash me detaje.

InLajmi: Çfarë mendon një kikboksiere kur është në kulm të një ndeshjeje dhe ka kundërshtarin përball?

Ilda Lelo: “UNË MUNDEM!” Kjo është motoja ime në çdo ngjitje në ring dhe më shoqëron deri në fund pavarësisht rezultatit të lojës. Në këtë sport asnjëherë nuk i dihet se si do të shkojë loja, por e rëndësishme është të kesh besim tek vetja, ta shijosh çdo moment dhe të luftosh deri në sekondën e fundit.

InLajmi: A jeni lodhur ndonjëherë nga ajo rutina e një sportisti, që është gjithmonë dinamike apo keni gjetur gjithmonë forcën për të vazhduar përpara?

Ilda Lelo: Nëse do të vinte koha që do të më lodhte kjo lloj jete me siguri do të ishte fundi, por jam e bindur që nuk ka për të qenë kjo arsyeja se përse do ta mbyll karrierën time si sportiste.

Ajo që më stërlodh më tepër është neglizhenca e turpshme e MASR ndaj këtij sporti, shkelja me të dyja këmbët që i bëhet ligjit dhe tallja me djersën dhe mundin e dhjetëra sportisteve, prindërve që i mbështesin, trajnerëve që ia kanë dedikuar jetën këtij sporti, që japin kontribut të vazhdueshëm që talenti i shumë të rinjëve të mos shkojë dëm.

Unë dhe shumë sportistë, trajnerë dhe dashamirës krah meje, nuk do të heqim dorë së luftuari sa të kemi fuqi, që brezat pas meje të mos hasin më në vështirësi që ne po përballemi sot. Kjo është një nga gjërat që më motivon që të mos heq dorë, përveç suksesit tim personal.

InLajmi: Për fund, na thoni çfarë planesh keni për të ardhmen. A planifikoni të merrni pjesë në ndonjë ndeshje së shpejti?

Ilda Lelo: Besoj në faktin se e ardhmja është e ndritur për atë që punon fort, pa u lodhur dhe që i ka synimet e qarta. Arma ime më e fortë ka qenë gjithmonë vullneti. Vullneti për të punuar fort pavarësisht vështirësive apo pengesave dhe besoj se kjo më ka bërë kjo që jam sot.

Garat sigurisht që na presin, vështirësia rritet në përpjestim të drejtë me rëndësinë e garës apo titullit dhe si rrjedhojë me suksesin.

Synimi është për të shtuar koleksionin e brezave të artë si “Kampione bote”. Ajo që më mbetet mua është puna dhe sigurisht të jap më të mirën në ring, jam e bindur që suksesi është vetëm një rënie gongu larg. Shqipe Vishaj /InLajmi/

Tags: Ilda LeloKampione e botësKickbox.
Postimi i mëparshëm

Banka Botërore me vlerësim të lartë për Kosovën

Postimi tjetër

Shqipëria voton, 927 raste të tentativës së votimit të dyfishtë

Të ngjajshme Postime

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës
Intervista

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës

23 July 2023
Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend
Intervista

Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend

17 July 2023
Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit
Intervista

Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit

26 June 2023
Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?
Intervista

Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?

11 June 2023
Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite
Intervista

Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite

5 June 2023
Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli
Intervista

Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli

5 June 2023
Postimi tjetër
Shqipëria voton, 927 raste të tentativës së votimit të dyfishtë

Shqipëria voton, 927 raste të tentativës së votimit të dyfishtë

Lajmet e fundit

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

Çfarë duhet të dini rreth variantit të ri COVID që po përhapet në Evropë

30 June 2025
“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

“Duket sikur jemi në një periudhë post-apokaliptike”, situata në Gaza përkeqësohet teksa grupet e armatosura luftojnë për ndihmat

30 June 2025
Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

Në pronësi të ministrit të Emirateve të Bashkuara Arabe, mbërrin në Portin e Durrësit super-jahti luksoz!

30 June 2025
Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

Europa digjet nga i nxehti ekstrem! 46°C në Spanjë, ngrihet alarmi për shëndetin në shumë shtete

30 June 2025
Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

Sonte Inter – Fluminens, Rikthehet Turam, Asllani titullar

30 June 2025
‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

‘Kemi gjetur një blerës për TikTok’! Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje

30 June 2025
Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

Beyer: Strukturat paralele serbe në veri të Kosovës duhet të shpërbëhen

30 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu