Është barazuar sërish seria finale e Play-off-it mes Pejës dhe Trepçës, pasi pejanët e fituan takimin e katërt me rezultat 87-83
Mitrovicasit po avanconin në serinë finale 2:1 dhe synonte vetëm edhe një fitore për t’u shpallur kampion, por pejanët nuk lejuan dhe e barazuan rezultatin në 2-2.
Takimin e parë e fituan ‘Xehetarët’ 94:86, ndërsa ndeshjen e dytë e fituan bindshëm pejanët 107:79, kurse përballjen e fundit e fituan mitrovicasit të udhëhequr nga Ilir Selmani, 97:90.
Por, sonte në Karagaçi, Pejanët ndryshe nga hera e kaluar kur dominuan, sonte ia dolën mezi të arrinin deri tek fitorja.
Çereku i parë u mbyll me diferencën prej katër pikësh, 30-26 për vendasit, derisa i dyti ishte në 53-48, sërish për Pejën.
Edhe i 3-ti shkoi në duart e nikoqirëve, që fituan 71-65, derisa i katërti ishte më i zjarrtë.
Në këtë pjesë, Peja ia doli të fitonte mezi, pasi Trepça kishte ngushtuar disa herë epërsinë dhe madje kishte përmbysur edhe rezultatin, shkruan Telegrafi.
Por, në fund, vendasit fituan me rezultatin 87-83, për të shkuar në ndeshjen e pestë të Play-off-it, aty ku do të vendoset se kush do të jetë kampioni i Kosovës në basketboll për këtë edicion.