Bashkimi e ka mposhtur Borën me rezultat 77:88 në javën e 25-të të Superligës së Kosovës në basketboll.
“Arpaxhikët” ishin më të mirë në dy çerekët e parë, të cilët i fituan me rezultat 22:29 dhe 10:16.
Ndërsa, Bora u tregua shumë më e mirë në çerekun e tretë, të cilin e fitoi me rezultat 29:15, njofton Klankosova.tv.
Por, Bashkimi nuk lejoi befasi, pasi epërsinë e ktheu në çerekun e fundit, duke e fituar atë me 10 pikë më shumë, 14:24.
Më i miri në parket te Bashkimi ishte Green me 20 pikë, katër asistime e dy kërcime, ndërsa te Bora u dallua Woods me 19 pikë e 13 kërcënime, shkruan Klan Kosova.

Bashkimi mban kreun e tabelës me 43 pikë, një më shumë se Trepça që është në vendin e dytë, kurse Bora pozicionohet në vendin e shtatë me 33 pikë të grumbulluara.