“50 Top Pizza”, ashtu siç bën çdo vit, ka dhënë çmimin për picerinë më të mirë në Evropë. Për ta bërë këtë, kjo guidë ndërkombëtare merr parasysh jo vetëm cilësinë e produktit, por edhe karakteristikat e vendit ku ai shërbehet apo shërbimin ndaj klientit.
Italia, vendi i origjinës së picës, nuk ka marrë pjesë në konkursin që ka vlerësuar një piceri spanjolle si më të mirën në Evropë. Është “Sartoria Panatieri”, në Barcelonë, që ka marrë çmimin e parë.
Panatieri është rritur në Brazil, por me origjinë italiane, nga Piza dhe Kalabria, dhe është trajnuar si kuzhinier përpara se të transferohej në Spanjë, ku përpara se të hapte restorantin e tij, ai punoi në një restorant me yje Michelin, transmeton A2cnn.
Në deklaratat e bëra pas ndarjes së çmimeve, dy shefat e kuzhinës së kësaj picerie përmendën përgjegjësinë që vjen tani me çmimin në fjalë: “Nëse tashmë priremi të jemi kërkues me punën tonë, ky çmim përfaqëson një sfidë të re për të vazhduar përmirësimin. Pjesa e vështirë fillon tani, sepse ne e dimë se do të kemi edhe më shumë vëmendje në atë që bëjmë”.