Teksa 4 ditë na ndajnë nga finalja e madhe e Big Brother, Luizi bisedoi me banorët për 6 majin. Ai tha se në momentin kur moderatorja e emisionit Arbana Osmani do ketë zarfin në dorë, ai do humbasë 20 kilogramë nga stresi.
Duke folur me Efin, Luizi tha se ka dëshirë të dalë ose i 4-ërti ose fitues dhe se nuk do e donte vendin e 2-të. Efi nga ana tjetër i tha Luizit se nëse ai nuk shpallet fitues, ai nga inati nuk do e urojë as fituesin.
Aludimet për fituesin e këtij edicioni kanë qenë të shumta brenda shtëpisë. Të 4-ërt finalistët për një arsye apo një tjetër mendojnë se vetë ata do jenë fitues të këtij edicioni, shkruan TopChannel.
Do jetë publiku ai i cili do vulosë përfundimisht se cilin prej 4 finalistëve, do të shpallë fitues të këtij edicioni të 2-të.