Panathinaikos i ka dërguar një letër Federatës së Basketbollit të Greqisë, me të cilën ka kërkuar informacion zyrtar për veprimet që do të ndërmarrë Federata në rastin e Anastasios Kardaris dhe Dimitris Zacharias.
Rasti i 2 gjyqtarëve grekë vazhdon të jetë temë në Kosovë dhe Greqi.
Ndonëse asgjë nuk është vërtetuar ende, buja që është krijuar pas akuzave nga klubi kryeqytetas, ku u përfshin Kardaris dhe Zacharias, kanë ndikuar që gjyqtarët ndërkombëtarë të mos drejtojnë në ndeshjet e parapara në Kosovë.
Ky fakt kishte shkaktuar reagimin e Federatës së Basketbollit të Greqisë, që kërkoi informacion nga Federata e Basketbollit të Kosovës për akuzën në fjalë.
Me gjithë këtë, Panathinaikos ka kërkuar informacion zyrtar nga Federata greke, duke dashur të dijë veprimet që do të pasojnë, kanë raportuar mediat e atjeshme.
Gjiganti i basketbollit grek me një shkresë drejtuar shtëpisë së basketbollit në Greqi, ka kërkuar sqarime për çështjen në fjalë, duke theksuar se për shkak të seriozitetit të ankesës, te klubi besojnë se nga Federata greke tashmë do të kenë marrë masa për mbledhjen e informacioneve për zbardhjen e rastit.
Gjithashtu, Panathinaikosi në letër thekson se për shkak të jehonës së madhe që ka marrë rasti, po i shkaktohet dëm Federatës së Basketbollit të Greqisë, duke shtuar se Federata është dashur të procedojë vetë në përjashtimin e 2 gjyqtarëve grekë, shkruan Gazeta Express,
.Kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës, Arben Fetahu, ka bërë të ditur se për rastin janë njoftuar organet përkatëse të shtetit, por deri më tani nuk është bëri i ditur ndonjë zhvillim.