Skuadra e KB Prishtinës nesër pret në shtëpi kundërshtarët nga Mitrovica, Trepça, për ta zhvilluar ndeshjen e fundit serike në gjysmëfinalen e madhe të play-offit.
Klubi kryeqytetas përmes një shkrimi në rrjetet sociale ka kërkuar nga tifozët të vishen bardhë në ndeshjen e nesërme.
“Bashkë me Plisat të dielen të gjithë duhet të vishemi bardhë, sepse do ta kemi atmosferën më të mirë, më të zjarrtë e më të bukur në shtëpinë e kampioënve”, thuhet në njoftimin e klubit, shkruan lajmi.net
Nesër nga ora 17:15 zhvillohet ndeshja e fundit gjysmëfinale mes 2 skuadrave. Kush fiton e siguron finalen e madhe të play-offit të Superligës së Kosovës. Kujtojmë që skuadra KB Pejës është duke pritur për fituesin e kësaj ndeshje.