Teksa në shtëpi kanë mbetur edhe 7 banorë, vetëm 4 prej tyre do të shkojnë në natën finale më 6 maj.
2 të tjerë mund të dalin në 2 “Prime” e ardhshme, të martën dhe të shtunën. Kristi dhe Luizi po bënin një llogari se kur mund të dilnin 3 banorë të tjerë.
Sipas Luizit, njëri prej tyre del nesër, ndërsa 2 të tjerë do të dalin të shtunën. Ai i tha Kristit se habitet që ai është aq i qetë, duke nënkuptuar se ai rrezikon të dalë nga shtëpia këtë javë, pasi sipas Luizit ai nuk ka për të shkuar në finale, shkruan TopChannel.
Kristi nga ana tjetër tha se po përgatitet mendërisht për fitoren. Ai tha se nuk ka rëndësi se nëse shpallet finalisti i parë apo i fundit, pasi në mendje mendon vetëm fitoren.