Të paktën 29 persona kanë humbur jetën si pasojë e shpërthimit të zjarri në spitalin e Pekinit, transmeton InLajmi.
Disa pacientë arritën të arratiseshin nga ndërtesa shumëkatëshe duke i modeluar çarçafët në litarë të improvizuar.
Të tjerët u strehuan duke u ulur në njësitë e ajrit të kondicionuar në pjesën e jashtme të ndërtesës.
Ekuipazhet e urgjencës arritën të shuanin zjarrin, i cili shpërtheu në departamentin e spitalit të Pekinit Changfeng, shkruan The Guardian.
Një zëdhënës i qeverisjes vendore tha se 26 nga ata që vdiqën ishin pacientë në spital, duke shtuar se zjarri ka ndodhur në një krah që strehonte pacientë të sëmurë rëndë. /InLajmi/
