Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli, ka shprehur shqetësimin për numrin e madh të aksidenteve në Kosovë, përcjell InLajmi.
Sipas Pacollit, shkaku kryesor i aksidenteve në Kosovë janë rrugët, të cilat për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, janë në gjendje katastrofale.
Pacolli thekson se që nga viti 2020, në Kosovë nuk ka mirëmbajtje të rrugëve. Ai i bën thirrje Qeverisë së Kosovës që të veprojë për të parandaluar vdekjen e njerëzve.
Postimi i plotë i tij:
Nëpër rrugët e Kosovës po ndodhin shumë incidente të trafikut. Vetëm në 24 orët e fundit kanë ndodhur mbi 62 incidente trafiku nëpër rrugët tona. Shkaku kryesor i këtyre incidenteve janë rrugët, të cilat për shkak të mungesës së mirëmbajtjes, janë në gjendje katastrofale. Që nga viti 2020, faktikisht, në Kosovë nuk ka mirëmbajtje të rrugëve dhe gjendja e tyre është shkaku kryesor i incidenteve që po kushtojnë jetët e njerëzve. Bëj thirrje te qeveria që të veprojnë për të parandaluar vdekjen e njerëzve. /InLajmi/
