Gjatë natës në shumë rajone të Kosovës do të vazhdojnë reshjet e borës duke shtuar edhe ndonjë centimetër trashësi, por nuk pritet borë në tërë territorin.
Në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje të herëpashershme, lokale bore. Intensiteti i reshjeve do të jetë kryesisht i dobët. Temperaturat pritet të lëvizin nga -3 ajo minimale deri në 7 gradë Celsius ajo maksimale.
Nga e enjta na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Reshjet do të jenë gjithnjë e më të rralla, por ende në disa vise priten riga të dobëta shiu e fjolla bore në zonat kodrinore-malore. Gjatë natës pritet kthjellim i pjesshëm i motit e në ato rajone ku do të ketë kthjellime rrezikohet të ketë acar afërsisht deri në -6 gradë Celsius, e në disa zona malore edhe më ftohtë