Kryetarja e Partisë Guxo, Donika Gërvalla, së bashku me bashkëkryetarin Faton Peci, kanë prezantuar sot anëtarin më të ri të kësaj partie, Fatos Gecin – ekonomist nga Drenica.
Me përshkrimin “Guximtari Fatos Geci”, Gërvalla e ka nisur njoftimin për aderimin e tij.
”Sot, në Partinë Guxo mirëpritëm Fatos Gecin, ekonomistin nga Drenica. Ai po bashkohet me familjen tonë politike, duke pasur guximin, idealizmin, patriotizmin dhe formimin institucionalist që e ka në asht, si pinjoll i denjë i familjes tradicionale e fisnike të Bajraktarit të Llaushës, djali i vëllait të madh nga Shtatë Vëllezërit Geci” ka shkruar ajo.
Sipas Gërvallës, ‘Guxo’ është trashëgimtare e denjë dhe e vetme e Ibrahim Rugovës.