Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, tha para gazetarëve në Bruksel se për mospërparimin në dialogun Prishtinë-Beograd, fajtor janë të 2-ja palët, si për negociata ashtu edhe për nënshkrimit të marrëveshjes, transmeton InLajmi.
“E di që është lehtë të fajësosh Vuçiqin, por ai e kupton që e ardhmja e Serbisë nuk do të jetë në Rusi e në Pekin. Populli i tij nuk do të studiojnë apo blejnë në Moskë. Shumica e të rinjve në Serbi e shohin të ardhmen e tyre në pjesën perëndimore të Evropës”, tha Von Cramon.
Siç raporton korrespondentja e agjencisë Hina nga Brukseli, Cramon ka thënë se as Prishtina nuk i lehtëson gjërat.
“Ata nuk ndihmuan aspak duke u thënë të gjithëve para takimit në Ohër se nuk do të pajtohen me asgjë përfshirë edhe Asociacionin. Unë mendoj se faji për fat të keq është i dyanshëm”, tha Cramon.
Viola von Cramon konsideron se do të ishte shumë më lehtë nëse Prishtina të jetë proaktive e të përgatiste nënshkrimin për zbatimin e marrëveshjes.
Cramon tha se kryeministri i Kosovës Albin Kurti me gjasë do të ofrojë ndonjë propozim për zbatimin e Asociacionit, por shtrohet pyetja se sa serioz do të jetë propozimi dhe a ka pajtim edhe nga ana e përfaqësuesve të serbëve.
“Kjo nuk do të thotë se do të kemi shpejt një zgjidhje për gjithë dialogun”, tha Von Cramon.
Ajo theksoi se pala kosovare duhet të kuptojë se kompromisi është në interes të popullit të saj dhe se është i nevojshëm për të ardhmen e gjeneratave të reja.
“Nëse nuk ka kompromis nga të 2-ja palët, nuk do të shohim përparim kuptimplotë për integrimin evropian ose stabilizimin e rajonit,” tha Von Cramon.
“Për mua nuk ka dilemë se duhet të mbrojmë pavarësinë dhe integritetin e Kosovës dhe në të njëjtën kohë të sigurojmë që të respektohet ajo që u nënshkrua në Bruksel në vitin 2013”, ka përfunduar raportuesja e BE-së për Kosovën, Viola von Cramon. /InLajmi/