Një shtallë e drurit është përfshirë nga zjarri në Duhël të Suharekës, përcjell InLajmi.
Në raportin e Policisë së Kosovës thuhet se në shtallë kanë qenë 14 kecër ndërsa si pasojë e zjarrit të gjithë kanë ngordhur.
Rrethanat se si ndodhi zjarri ende nuk dihen.
Policia e Kosovës po vazhdon hetimet lidhur me rastin.
Njoftimi i plotë nga Policia e Kosovës:
Fsh. Duhël, Suharekë 30.03.2023 – 16:00. Raportohet se në rrethana deri më tani të pa njohura është kapluar nga zjarri një shtallë (nga druri) e improvizuar, pronë e viktimës mashkull kosovar. Sipas viktimës në shtallë kanë qenë 14 kecër (edha). Zjarrfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë shuar zjarri, mirëpo si pasoj e zjarrit dhe tymit të gjithë kecërit kanë ngordhur. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit, rasti vazhdon të hetohet. /InLajmi/