Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, i ftuar në emisionin “Info 10” ka kërkua pjesëmarrje masive të qytetarëve në marshin për drejtësi, i cili do të mbahet me 2 prill.
Ai tutje ka deklaruar që për të ardhë liria ka qenë e nevojshme lufta dhe këtë lufta e bëri UÇK-ja andaj sipas tij kjo luftë duhet të cilësohet si vlerë kombëtare, shkruan Gazeta10.
Jashari kërkoj nga institucionet që të punojnë më shumë nëse jo në zhbërjen e gjykatës, të paktë të rishikojnë ligjin për Gjykatën Speciale dhe të hetohen krimet e vërteta që janë bëra nga ushtria dhe policia serbe.