Kryeministri i Republikës së Kosovës Albin Kurti, bëri homazhe te memoriali në Izbicë të Skenderajit, raporton InLajmi.
Kurti foli për gjenocidin e Serbisë në Kosovë, duke thënë “shumë shqiptarë janë rrëmbyer të gjallë, e më pastaj, pas pushkatimit, janë rrëmbyer edhe kufomat, të cilat janë dërguar në Serbi dhe në fund janë zhvarrosur prej atje”.
Ai theksoi se masakra e e Izbicës është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
“Jemi këtu të nderojmë dhe të përkujtojmë të vrarët nga regjimi fashist e gjenocidal i Millosheviqit, në Izbicë, 147 gjithsej, 6 janë ende të pagjetur. Siç e tha edhe presidentja, ata janë rrëmbyer si shqiptarë të gjallë, e më pastaj, pas pushkatimit, janë rrëmbyer edhe kufomat, janë dërguar në Serbi dhe në fund janë zhvarrosur prej atje, por jo që të gjithë, meqenëse 6 nuk dihet ende se ku janë në Petrosello dhe i kanë sjellë këtu në atdheun e tyre në vendlindje. Sot është një ditë kur e nderojmë edhe kujtimin e Mustafë Dragajt, i mbijetuari i masakrës i cili pati dëshmuar kundër Sllobodan Millosheviqit, në Tribunalin e Hagës, dhe i cili fatkeqësisht ndërroi jetë në shtatorin e vitit të kaluar. Masakra e Izbicës ndodhet në aktakuzat e 6 krerëve të lartë shtetëror, politik, policor, ushtarak të Serbisë dhe është dëshmi e gjenocidit të Serbisë”, tha Kurti. /InLajmi/