Kombëtarja e Kosovës këtë të martë luan ndeshjen e 2-të në ciklin kualifikues për Kampionatin Evropian ‘Euro 2024’.
‘Dardanët’ janë nikoqirë të Andorrës, në kuadër të ndeshjes së 2-të të këtij muaji.
Kosova aktualisht ndodhet në vendin e 3-të në grupin I, me vetëm një pikë të grumbulluar.
Andorra në anën tjetër pozicionohen në vendin e 5-të, më zero pikë të arkëtuara.
Ndeshjen e para kombëtarja kosovare barazoi 1:1 ndaj Izraelit.
Ndërsa, Andorra u mposht në shtëpi nga Rumania, me rezultat 2:0.
Në këtë përballje favorit cilësohen Kombëtarja e Kosovës, megjithatë befasitë nuk mungojnë në futboll, andaj lojtarët ‘Dardanë’ duhet të jenë shumë të vëmendshëm këtë martë, shkruan Lajmi.net.
Ndeshja zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, me fillim nga ora 20:45