Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar në 24-vjetorin e e masakrës së tmerrshme ndaj familjes Berisha në Suharekë, përcjell InLajmi.
Osmani tha se synimet për shfarimin e Krushës së Madhe dhe Krushës së Vogël kanë dështuar pasiqë ato u ringjallën, u ripërtrinë dhe u ringritën.
Ajo gjithashtu shtoi se kanë synuar shfarosjen e Kosovës, por Kosova do të rrojë përjetë, duke përfunduar me fjalë me Lavdi për të rënët për liri.
Postimi i plotë i saj:
Synuan ta shfarosnin Krushën e Madhe e Krushën e Vogël, por ato u ringjallën, u ripërtërinë, u ringritën.
Synuan ta shfarosin Kosovën, por Kosova do të rrojë përjetë!
Lavdi të rënëve për liri!/InLajmi/