Vajza e humoristit të njohur, Cimës, e ka përkujtuar babain e saj në 2 vjetorin e vdekjes së tij, përcjell InLajmi.
Adelina Thaçi ka kujtuar kohën kur mungesa e babait nuk ishte një problem jetsor siç është tani, duke shtuar se kujtimi për Cimën do të jetë gjithmonë i perjetshëm.
Përndryshe kujtojmë që Cima u mund nga COVID-19 duke i lënë me buzëqeshje të ngrirë familjen, miqtë, koleget e publikun e gjerë.
Postimi i plotë i saj:

Sot 2 vite u bene qe nga largimi yt Bab, malli per ty sa vjen e shtohet.
Na mungon shume, skam fjale me pershkru…Por ti gjithmone jeton ne zemrat tona.
I perjetshem kujtimi per ty./InLajmi/