Për ekspertët origjina e tensionit të lartë apo hipertensionit arterior lidhet me shumë faktorë emocional, për më tepër me një kontroll të tepruar të tyre.
Rasti i tensionit të lartë emocional shkaktohet 95% nga hipertensioni arterior i zemrës dhe 5% nga sëmundjet e tiroides apo të veshkave.
Ky hipertension lidhet me natyrën dhe ndjeshmërinë e individit.
Pra me mënyrën se si persona të caktuar reagojnë ndaj situatave stresuese, i shprehin emocionet apo i mbajnë ato të ndrydhura.
Shumë arsye çojnë në hipertension
Shkaqet që nxisin përkeqësimin e hipertensionit janë të shumëllojshëm.
Por më i përhapuri është tendenca për të kontrolluar emocionet dhe ndjenjat.
Persona të cilët nuk e lejojnë veten të preken apo të shprehin emocionet që përjetojnë janë dhe më të prekurit.
Sipas të dhënave nga ku bazohet dhe AgroWeb.org, shumë nga ata që preken apo vuajnë nga hipertensioni marrin shumë përgjegjësi mbi vete, dhe nuk dinë të thonë jo kur u kërkohet diçka.
Sforcimi i tepërt që gjeneron hipertensionin
Hipertensioni ka edhe shkaqe genetike, por një nga shkaqet kryesore është edhe sforcimi i tepërt dhe i vazhdueshëm.
Nuk ka rëndësi nëse ky sforcim është psikologjik, fizik apo emocional.
Mjafton një shqetësim në punë, keqkuptim mes miqsh apo dhe një problem familjar dhe nivelet e presionit në gjak fillojnë të rriten.
Tensioni lidhet me presionin e gjakut në enët e gjakut të cilat furnizojnë organet madje dhe në disa qeliza specifike të trurit.