Të paktën 14 njerëz vdiqën pasi një tornado “shkatërruese” dhe stuhi të fuqishme përfshinë Mississippin, thanë autoritetet lokale dhe federale.
Operacionet e kërkimit dhe shpëtimit janë duke u zhvilluar në qarqet Sharkey dhe Humphreys, njoftoi të premten vonë Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave të Mississippit.
“Sonte shumë në MS Delta kanë nevojë për lutjen tuaj dhe mbrojtjen e Zotit”, shkroi guvernatori Tate Reeves në Twitter. “Ne kemi aktivizuar mbështetjen mjekësore – duke shtuar më shumë ambulanca dhe mjete të tjera urgjente për të prekurit. Kërkimi dhe shpëtimi është aktiv”.
7 persona vdiqën në Qarkun Sharkey, tha mjekja gjyqësore Angelia Easton për abcnews, duke shtuar se ajo ende nuk mund të konfirmonte moshën e tyre.
Mjeku i kontesë Carroll Mark Stiles tha se 3 persona kishin vdekur ndërsa 2 të tjerë kishin vdekur në Monroe County.
Jose Watson, punonjës i Patrullës së Autostradës së Mississipit, tha se një person vdiq në Silver City.
Ndërsa stuhitë goditën shtetin të premten vonë, një tornado u raportua rreth orës 20:50, sipas kohës lokale në zonën e Silver City dhe Rolling Fork, tha Shërbimi Kombëtar i Motit.
Përveç erërave shkatërruese, stuhia vdekjeprurëse prodhoi breshër me madhësi të topit të golfit, tranmeton Telegrafi.
Mbi 80 mijë shtëpi kanë mbetur pa energji elektrike në Alabama, Mississippi dhe Tennessee.