Lideri i AKR-së, Behgjet Pacolli ia ka uruar ditëlindjen kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, me një fotografi në shtëpinë e tij, përcjell InLajmi.
Pacolli e uroi Kurtin në rrafshin personal duke i shprehur të gjitha dëshirat e sinqerta që vijnë nga zemra, duke e ironizuar atë me fjalë për ”keq qeverisjen” e tij.
Ai tha se urimi i tij do kishte më shumë kuptim nëse Kurti do të ishte kryeministër i të gjithë qytetarëve.
Lideri i AKR-së ka uruar që Kurti t’u sherbejë jo vetëm militantëve të tij por të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim.
Postimi i plotë i tij:
Sot, Albin Kurti mbushi 48 vjet. Në rrafshin personal, nëpërmjet këtij urimi shpreh deshirat e mia më të sinqerta që vijnë nga zemra. Ky urim do të kishte më shumë kuptim sikur ti Albin të ishe kryeministër i imi dhe i të gjithë qytetarëve të Kosovës. Megjithatë, urime me dëshirën që tash e tutje tu shërbesh të gjithë qytetarëve të Kosovës pa dallim, dhe jo vetëm militantëve tuaj./InLajmi/