Shqipëria është goditur nga një termet i fortë në orët e para të mëngjesit.
Tërmeti ndodhi në orën 2:43 minuta me magnitudë 4.7 shkallë të Rihterit, kurse epiqendra ishte 9 km në verilindje të Ersekës.
Tërmeti u pasua me një paslëkundje në orën 03:09 me mangitudë prej 4.1 shkallë të Rihterit, shkruan Top Channel.
Epiqendra e tërmetit ishte e njëjtë dhe deri më tani nuk është raportuar për dëme materiale.