Shefi i stafit të kabinetit të Presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, Blerim Vela tha se Serbia duhet të penalizohet për mos zbatimin e marrëveshjes së arritur në Ohër, përcjell InLajmi.
Vela tha se Vuçiq u zotua të zbatojë obligimet nga marrëveshja me Kosovën përfshirë anëtarësimin në ndonjë organ ndëkombëtar, ai vepron me keqbesim dhe thotë se Serbia nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB.
Një shkelje që do të duhej të penalizohet, përfundoi ai.
Postimi i plotë i tij:
Edhe pse Vuçiqi u zotua të zbatojë obligimet nga marrëveshja me Kosovën, përfshirë anëtarësimin në ndonjë organ ndërkombëtar (neni 4), ai vepron me keqbesim dhe thotë se Serbia nuk do të pranojë anëtarësimin e Kosovës në OKB, institucionet, agjencitë dhe organizatat e saj! Një shkelje që do të duhej të penalizohej./InLajmi/

https://twitter.com/Blerim_Vela/status/1638267159993278464?s=20