• Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi
Tuesday, 10 June, 2025
InLajmi
Advertisement
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Lajme
    • Politikë
    • Kosovë
    • Shqipëri
    • Bota
    • Maqedonia e Veriut
    • Kronika e Zezë
    • Komuna ime
    • Fotolajm
    • INTV
  • Sociale
    • Anketa
    • Hulumtime
    • Intervista
  • Ekonomi
    • Prodhimi Ynë
    • Bankat
    • Kripto Valuta
  • Shëndeti
    • Familja
    • Këshilla
    • Receta
    • Fitnesi
    • Jeta në çifte
  • Sporti
    • Vendor
      • Futboll vendor
      • Basketboll vendor
      • Tenis vendor
      • Sporte Luftarake vendor
      • Tjera vendore
    • Ndërkombtar
      • Futboll
      • Basketboll
      • Sporte Luftarake
      • Tjera
      • Tenis
  • Kulturë
    • Teatër
    • Kinema
    • Muzikë
    • Festival
    • Muzeu
    • Libri
    • Poezi
    • Humor
  • Show Biz
    • Moda
    • Stili
    • Femra
    • Fama
  • Teknologji
    • Telefona Mobil
    • Kompjuterë
    • Softuer
    • Video Lojëra
    • Vetura
  • Ed / Op
  • Enciklopedi
    • Kuriozitete
    • Udhëtime
    • Kalendari historik
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
InLajmi
Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
Ballina Sociale Intervista

Për pasionin e saj për pikturën dhe planet për të ardhmen, flet piktorja Linda Gllasoviku

Libona Gegaj nga Libona Gegaj
19 March 2023
në Intervista
0 0
0
Për pasionin e saj për pikturën dhe planet për të ardhmen, flet piktorja Linda Gllasoviku
0
SHPERNDARJE
466
PAMJE
Share on FacebookShare on Twitter

Talentin, pasionin dëshirën e sakrificën për artin këtë javë në një intervistë ekskluzive për Gazetën InLajmi e tregon Linda Gllasoviku.

InLajmi: Kur keni filluar të kuptoni që keni talent për pikturë?

Linda Gllasoviku: Qysh e vogël e mbajë mend që kam qenë kreative, jo vetëm në vizatim po edhe në degë të tjera të artit për shembull në dizajnë mode. Në fillim të shkollës fillore nuk jam marrë shumë me vizatimin apo pikturën, mandej me motivimin e arsimtarëve vendosa t’i kushtoja më shumë rëndësi kësaj fushe. Klasa e 4 ose e 5 aty diku mendoj që shënon filet e krijimtarisë sime artistike.

InLajmi: Kush ju ka motivuar të zhvilloni talentin tuaj për artin e pikturës?

Linda Gllasoviku: Motivim kam pasur nga të gjithë njerëzit që më rrethonin, duke filluar nga familja e me pastaj edhe në ambientin shkollor. Edhe pse në fillim unë isha ende duke u njohur me fushën e artit, punimet e mija vlerësoheshin shumë në shkollë, ku kam pasur mundësinë edhe t’i ekspozoj në ekspozita të ndryshe të organizuara nga shkolla. Duke e pasur gjithë atë përkrahje, motivim e vullnet unë vendosa të merrem sa me shumë me artin e të bëhem sa me produktive.

InLajmi: Nga çfarë frymëzohesh vazhdimisht?

Linda Gllasoviku: Unë frymëzohem nga shumë gjëra. Nëse jam në natyrë dhe shoh ndonjë cep me artistik, menjëherë mendoj ta filloj ndonjë pikturë, aq me shumë nëse është stina e vjeshtës. Me frymëzon edhe mjedisi urban, objektet e larta, ambientet e mbyllura të kafeneve, me motivon qoftë edhe një suvenire klasike e vendosur diku në raft gjersa shijoj kafen. Frymëzimin e gjej edhe në ndonjë ngjarje që me ndodhë në jetë, që ë duket disi më e veçantë, përpiqem ta paraqes në pikturë. Vlen të cekën edhe muzika dhe librat që luajnë një rol shumë të rëndësishëm në frymëzimin tim.

InLajmi: Pikturat tuaja çfarë mesazhi përcjellin?

Linda Gllasoviku: Unë zakonisht kur pikturoj, në shumicën e rasteve pikturat i lidhi me ndonjë ngjarje të jetës sime apo përvojat personale i shndërroj në pikturë. Nëse flasim për mesazhin në pikturat e mija, pa përmendur porositë ose punimet e natyrave të qeta që varem nga objekti që e kam përballë, unë përpiqem trajtoj më shumë shëndetin mendor gjë që në kohën e sotme është problem i dukshëm që e hasim të çdo njeri.

Shëndeti mendor përpos që më duket shumë delikat mendoj që si motiv në pikturë luan një rol shumë të rëndësishëm në vendin që me rrethon.

InLajmi: Sa pëlqehet arti juaj brenda trojeve shqiptare?

Linda Gllasoviku: Unë mendoj që në vendin tonë arti nuk vlerësohet aq sa duhet të vlerësohet. Përderisa unë merrem me pikturë qofshin porosi apo jo, mendoj që arti im pëlqehet më shumë kur realizoj diçka me realizëm se sa kur kaloj në ekspresionizëm ose abstrakt.

InLajmi: Përveç pasionit piktura a është shndërruar në burim jetese?

Linda Gllasoviku: Gjatë shkollës fillore unë kam realizuar shumë punime vetëm që ti ruaja për vete. Kur fillova studimet në shkollën e mesme të arteve aplikative “Odhise Paskali” në Pejë, aty fillova të mësoja edhe më shumë rreth vizatimit, pikturës e dizajnit. Kjo bëri që në klasën e 10 të filloj të merrem edhe me punime me porosi kryesisht portrete. Artin e kam pasion gjë që nuk mendoj ta lë asnjëherë, por meqenëse punoj edhe punime me porosi mendoj që në njëfarë forme është shndërruar edhe në burim jetese.

InLajmi: I ka besuar talentit tuaj për dizajnimin e kopertinës së librit te tij edhe autori Ag Apolloni, çfarë ndjesie ju ka sjellë kjo përzgjedhje?

Linda Gllasoviku: Ne 2 vitet e para te studimeve në Fakultetin e Filologjise, unë kam pasur nderin ta kem profesor poetin, prozatorin, dramaturgun, studiuesin e eseistin shqiptar Ag Apolloni. Duke pasur parasysh që në kohën e sotme ekziston një numër i madh i piktorëve dhe ai me përzgjodhi mua ta bëja dizajnin e kopertinës së veprës së tij të fundit “Kësulëkuqja përrallë për të rritur”, pa dyshim i jam falënderuese sepse ka qenë privilegj shumë i madh të jem edhe unë në njëfarë forme pjesë e veprës së tij. Vepra është botuar me të njëjtën kopertinë edhe në Shqipëri gjë që më ka bërë të ndihem jashtëzakonisht mirë.

InLajmi: A planifikoni të hapni ndonjë ekspozitë personale me punimet tuaja?

Linda Gllasoviku: Deri më tani punimet e mija janë ekspozuar vetëm në ekspozita kolektive. Sa i përket asaj personale jam duke punuar në këtë drejtim dhe besoj që në një të ardhme të afërte do të vijë me një numër të konsiderueshëm veprash.

InLajmi: Njëra nga pikturat ka gjakun tuaj, a bëni shpesh sakrifica të tilla për art dhe pse?

Linda Gllasoviku: Piktura ime e fundit paraqet një çrregullim ku edhe portretin e kam paraqitur të tillë, pra asimetrik. Sy te trishtuar dhe jo te barabartë, hundë shumë e gjatë, mjekër shumë e shkurtër, kjo si pasojë e përshtatjes me çrregullimin e gjakderdhjes nga hunda. Meqenëse kjo pikturë është e punuar duke u bazuar nga përvoja ime personale, unë mendova që me anë të prerjes se gishtit, t’i japë edhe origjinalitetin në përmes gjakut tim. Për art ja vlen të jetohet dhe të sakrifikohet gjithashtu. Libona Gegaj /InLajmi/

Tags: Linda GllasovikuPikturaTalenti
Postimi i mëparshëm

Abdixhiku: Në nderim të së shkuarës, do të bëjmë të ardhmen!

Postimi tjetër

Temperatura të larta në Durrës, disa qytetarë bëjnë plazhë

Të ngjajshme Postime

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës
Intervista

Artisti kosovar Bujar Mustafa në mes sfidave dhe planeve të karrierës

23 July 2023
Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend
Intervista

Nga ideja deri tek mesazhi, Xhezide Selimi flet pas realizimit të 6 mini-biblotekave në vend

17 July 2023
Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit
Intervista

Edi Kastrati në mes dëshirës dhe sfidave të aktrimit

26 June 2023
Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?
Intervista

Nga mjekësia në politikë, cilat janë synimet e Donjet Bislimit?

11 June 2023
Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite
Intervista

Edi Furra dhe karriera e tij muzikore ndër vite

5 June 2023
Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli
Intervista

Sa i rrezikshëm është rrezatimi dhe si duhet të mbrohemi gjatë ekzaminimit, tregon radiologu Gjikolli

5 June 2023
Postimi tjetër
Temperatura të larta në Durrës, disa qytetarë bëjnë plazhë

Temperatura të larta në Durrës, disa qytetarë bëjnë plazhë

Lajmet e fundit

Akuza e Serbisë ndaj Arbnor Spahiut, Koci: Në atë kohë, ai s’ka punuar fare në polici

Akuza e Serbisë ndaj Arbnor Spahiut, Koci: Në atë kohë, ai s’ka punuar fare në polici

10 June 2025
Presidenti i Austrisë pas rastit tragjik: Ajo që ndodhi sot në një shkollë në Graz, goditi zemrën e vendit tonë

Presidenti i Austrisë pas rastit tragjik: Ajo që ndodhi sot në një shkollë në Graz, goditi zemrën e vendit tonë

10 June 2025
Ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në segmentin e autostradës mbi zonën industriale të Fushë Kosovës

Ndalohet përkohësisht qarkullimi i automjeteve në segmentin e autostradës mbi zonën industriale të Fushë Kosovës

10 June 2025
Nxënësja që u vra në Austri është nga Vitia

Nxënësja që u vra në Austri është nga Vitia

10 June 2025
Kryetari i VV-së në Skenderaj: Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti

Kryetari i VV-së në Skenderaj: Sulmet e Sami Lushtakut me vezë janë dëshmi që ju ka lagë baruti

10 June 2025
Shkon në 10 numri i viktimave në Graz, mes tyre edhe autori i sulmit

Shkon në 10 numri i viktimave në Graz, mes tyre edhe autori i sulmit

10 June 2025
Bie ChatGPT

Bie ChatGPT

10 June 2025
InLajmi

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga IN MEDIA GROUP SHPK. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me të drejta autoriale të In Media Group shpk. Ato nuk mund të kopjohen, të shtypen, të riprodhohen, të modifikohen, të transmetohen ose të përdoren për qëllime të përfitimit pa lejen paraprake të Gazetës Online “In Lajmi”.
Lajmet dhe materialet të vendosura në www.inlajmi.com të cilat janë të huazuara nga mediume apo portale të tjera mbeten e drejtë e patjetërsueshme e mediumeve përkatëse.

Na ndiqni

Adresa:

Rr. Mujë Krasniqi, C7/2, nr. 18, Ulpianë, Prishtinë

Redaksia: 046 415 344

049 415 344

Marketingu: 045 55 66 60

Email: info@inlajmi.com

marketing@inlajmi.com

  • Impressum
  • Per ne

© 2021 InLajmi

Asnjë rezultat
Shiko të gjitha rezultatet
  • Ballina
  • Lajme
  • Sociale
  • Ekonomi
  • Shëndeti
  • Sporti
  • Kulturë
  • Show Biz
  • Teknologji & Auto
  • Editorial & Opinion
  • Enciklopedi

© 2021 InLajmi

Hyni në llogarinë tuaj më poshtë

Fjalëkalimi i harruar?

Plotësoni formularët më poshtë për t'u regjistruar

All fields are required. Identifikohu

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Identifikohu