Bregdeti i Adriatikut ka ofruar jo vetëm ajër të pastër e jodizuar dhe rreze dielli, por edhe lojëra në rërë. Nuk kanë munguar as ata që janë zhveshur për të shijuar banjat e diellit dhe detit në këtë fund marsi të ngrohtë.
Edhe tabloja e motit të pranverës me kthjellime që ndërpriten nga kalime të shpejta vranësirash do të rezistojë gjatë javës që vjen, përjashtuar ditën e martë e cila do të sjellë reshje afatshkurtra shiu në zonat jugore dhe më pak në zonat qendrore, shkruan A2CNN.
Kthjellimet rikthehen të mërkurën për të vijuar gjatë gjithë javës. Me një parashikim më afatgjatë deri në fund të muajit, përveç datës 21 mars, pritet edhe një episod me reshje afatshkurtra në ditët e fundit të marsit ndërkohë temperaturat e ajrit do të pësojnë vetëm luhatje të lehta gjatë gjithë periudhës së mbetur të marsi.