Ka qenë një duel që u vendos në sekondën e fundit të ndeshjes, me Mavericks që kanë triumfuar me rezultat minimal 110:111.
Si vendasit ashtu edhe mysafirët kishin epërsinë herë pas here, por në fund një 3 pikësh nga Kleber i dha fitoren Mavericks.
Kyrie Irving ka qenë më meritori për fitoren e Dallas, pasi e mbylli takimin me 38 pikë, 6 kërcime e 6 asistime.
Me pikë dyshifrore te Mavericks e mbylli ndeshjen edhe Tim Hardaway dhe Chris Wood që shtuan nga 12 sosh, shkruan Telegrafi.
Te vendasit më efikasi ishte Anthnoy Davis me 26 pikë e 10 kërcime, por që nuk mjaftuan për fitore.
