Këtë 14 shkurt personazhet publike vendosen që personave të zemrës së tyre ti dedikonin rreshtat më të ëmbël për dashurinë, përcjell InLajmi.
Një dedikim të veçantë partnerit të saj i bëri edhe artistja e njohur shqiptare, Xhensila Myrtezaj.
Xhensila me anë të disa imazheve zgjodhi fjalët e ëmbla e plotë emocion për Bes Kallakun.
Postimi i plotë i saj:
Vallë a nuk është dashuria plot besim që arrin t’i bëtë këto gjëra?
Vallë a nuk është dashuria që të bën ta dëbosh të keqen?
Vallë a nuk është dashuria që bën të flasësh gjuhë të reja? Gjuhën e mirëkuptimit, të gëzimit, të paqes, të shpresë…?
Vallë a nuk është dashuria që largon çdo dredhi, lëngatë e helm vdekjeprurës? Vallë a nuk është forca e dashurisë që shëron çdo dhimbje të zemrës, madje edhe ato fizike
Prandaj, urime ty që e feston dashurinë! /InLajmi/