Lideri i Nisma Social Demokrate, Fatmir Limaj këtë të martë vizitoi krerët e UÇK-së në Hagë, përcjell InLajmi.
Limaj bëri të ditur se ai i uroi atyre përvjetorin e pavarësisë së Kosovës ku dhe deklaroi se kjo është sprova e radhës e tyre.
Më tej ai shtoi se është i bindur se ata do të dalin fitimtarë e faqebardhë nga ky proces gjyqësor.
Postimi i plotë i tij:
Emocion i veçantë që në vigjilie të 15-vjetorit të pavarësisë, t’i vizitoj dhe t’i uroj për këtë përvjetor themeluesit e UÇK-së, shpallësit e pavarësisë dhe shtetndërtimit.
Miqtë dhe bashkëluftetarët e mi, Jakup Krasniqin, Hashim Thaçin, Kadri Veselin Rexhep Selimin, Nasim Haradinajn, Hysni Gucatin e Pjetër Shalen.
Kjo është sprova e radhës e tyre, dhe siç janë të bindur ata në triumfin e drejtësisë, ashtu jemi të bindur edhe ne se do të dalin fitimtarë e faqëbardhë nga ky proces gjyqësor.
Fatmir Limaj /InLajmi/