Një tërmet me magnitudë 7.8 të shkallës Rihter ka ndodhur mëngjesin e së hënës në Turqi e Siri, ku më shumë se 500 persona kanë humbur jetën, përcjell InLajmi.
Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan, ka njoftuar se ekipet e kërkim-shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti.
Erdogan shpreson se kjo fatkeqësi që e ka përfshirë Turqinë të kalojë sa më shpejt.
“Ekipet tona të kërkim-shpëtimit janë dërguar në zonat e prekura nga tërmeti. Ministria jonë e Brendshme dhe Shëndetësia, AFAD, Guvernatorët dhe të gjitha institucionet e tjera kanë nisur punën me shpejtësi. Po bashkërendojmë edhe punimet e nisura pas tërmetit. Shpresojmë që këtë fatkeqësi që po përjetojmë ta kalojmë sa më shpejt dhe me sa më pak dëme. Ne vazhdojmë punën tonë”. /InLajmi/