Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj foli për rritjen e vlerës së tatimit, përcjell InLajmi.
Deputeti nga radhët e LDK-së deklaroi se qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti ia ka vnu në fyt lakun qytetarëve.
E për këtë ai i përmendi 5 vendimet e marra nga kjo qeveri gjatë 5 ditëve.
Postimi i plotë i tij:
Qeveria i’a ka vu lakun në fyt qytetarëve të Kosovës.
Vetëm brenda 5 dite:
Voton kundër mundësisë për tërheqjen e parave nga Trusti.
Voton kundër 11 mijë pensionistëve, duke mos ua njohur stazhin e punës për vitet 1990-1999.
Sot pa fije turpi, qytetarëve ua dyfishon faturat e tatimit në pronë.
Nuk pritet më mirë! Këto janë rezultatet e një lëvizje politike anti-shtet! /InLajmi/