Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat është shprehur e zhgënjyer me institucionet e vendit të cilat nuk po e diskutojnë më projektligjin për pagën minimale, ndonëse i njëjti ka kaluar vetëm në lexim të parë. Pushteti dhe opozita përplasen më së shumti për mos përfshirjen e kategorive të dala nga lufta, e që rrjedhimisht as që do të votohet nga partitë e opozitës kurdo që del në lexim të 2-të
Ndonëse me pagë minimale mbahen mijëra familje në vend, i njëjti vetëm zhagitet e nuk kalon në Kuvend prej shumë kohësh.
Megjithëse rregullorja e legjislativit parasheh që pas leximit të parë brenda2-3 muajsh duhet të hedhet në lexim të 2-të, një gjë e tillë nuk ka ndodhur që nga qershori i vitit të kaluar.
Të shqetësuar më ngecjen e këtij projektligji janë shprehur nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat. të cilët nuk janë të kënaqur as me caktimin e pagës minimale.
Deputetja e partisë që është pjesë e koalicionit qeverisës nga Partia GUXO, Jeta Statovci ka thënë se pret që shumë shpejt ky projektligj të kthehet në lexim të 2-të në Kuvend.
Ndërkaq deputeti i partisë më të madhe opozitare, Ferat Shala ka treguar se si parti nuk e kanë përkrahur as kalimin e projektligjit në lexim të parë pasi që sipas PDK-së i njëjti përmban në vete shumë padrejtësi.
Time Kadrijaj e AAK-së thotë se pa përfshirjen e veteranëve në pagën minimale, projektligji për pagën minimale nuk do e gjejë përkrahjen e opozitës për lexim të 2-të e të 3-të.
Sjelljen e këtij Projektligji në Kuvendin e Kosovës para deputetëve e kanë kërkuar shoqëria civile vecmas në kohën kur pothuajse secili produkt në treg ka kapur shifrat më të larta tëçmimeve ndonjëherë.
Lidhur me përjashtimin e pensioneve të veteranëve nga projektligji për pagën minimale, vitin e kaluar u organizuar disa protesta nga shoqatat, shkruan Kanal 10.
Me gjithë përplasjet pushtet-opozitë, një datë ende nuk është caktuar kur do të diskutohet në leximin e dytë në Kuvendin e Kosovës.