Drejtoria e Arsimit në Skënderaj ka bërë të ditur se të hënën në këtë komunë në disa shkolla nuk do të mbahet mësim, përcjell InLajmi.
Kjo u bë e ditur nga drejtori i kësaj drejtorie, Kastrot Duraku I cili tregoi edhe shkolla që nuk do të bahet mësim.
Ai tha se arsyeja e mos-mbajtjës së mësimit janë dëmet e mëdha nga përmbytjet që ata nuk kanë arritur ende t’i kthejnë në gjendje normale.
Postimi i plotë i tij:
Njoftim
Njoftohen nxënësit, mësimdhënësit dhe prindërit se, nesër, ditë e hënë, do të mbahet mësimi i rregullt në shumicën e shkollave të komunës sonë.
Ndërsa, mësimi nuk do të mbahet në shkollat: Gjimnazi ” Hamëz Jashari”, ShMLP “Anton Çetta”, Shfmu “Ismet Rrahmani” Aqarevë dhe Shfmu ” Bashkim Sadiku” në Tushilë, të cilat për shkak të dëmeve të mëdha nga përmbytjet nuk kemi arritur ende t’i kthejmë në gjendje normale. /InLajmi/