Ish-ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj këtë të dielë së bashku me kryetarët Agim Aliun, Bali Muharremaj dhe Imri Ahmetin dhe me deputet Ferat Shala dhe Hajdar Beqa vizituan Komunën e Skenderajt pas vërshimeve, përcjell InLajmi.
Hoxhaj tha se në këtë vend pati dëmë të madh si pasojë e vërshimeve.
Më tej ai deklaroi se për komunën e Skenderajt është jetike mbështetja e Qeverisë dhe solidariteti qytetar në Kosovë dhe diasporë.
Postimi i plotë i tij:
Së bashku me kryetarët Agim Aliun, Bali Muharremaj dhe Imri Ahmetin dhe me deputët Ferat Shala dhe Hajdar Beqa vizituam Komunën e Skenderajt pas vërshimeve dhe dëmeve të mëdha atje! Për Skenderajn është jetike mbështetja e Qeverisë, solidariteti qytetar në Kosovë dhe diasporë. /InLajmi/