Bordi i Asociacionit të Komunave të Kosovës këtë të dielë vizitoi vendet e prekura nga vërshimet, përcjell InLajmi.
Nga ky bord u bë e ditur se ata këtë vizitë e bënë për të parë nga afër afër situatën pas vërshimeve nga të reshurat dhe për t’u solidarizuar me qytetarët e zonave të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.
Më tek ky bord iu drejtua qeverisë më kërkesën që duhet t’u mundësojë Komunave një Fond Emergjent, pasi që vërshimet nuk janë problemi i vetëm, pasi gjatë vitit Komunat ballafaqohen edhe me fatkeqësi tjera natyrore.
Njoftimi i plotë nga Asociacioni i Komunave të Kosovës
BORDI I AKK-së VIZITOI ZONAT E PREKURA NGA VËRSHIMET
Delegacioni i Bordit të Asociacionit të Komunave të Kosovës në përbërje z.Agim Aliu – Kryetar, z.Imri Ahmeti – Nënkryetar, z.Bali Muharremaj – Anëtar dhe z.Sazan Ibrahimi – Drejtor Ekzekutiv kanë vizituar sot Komunën e Skenderajit ku janë pritur nga Kryetari z.Fadil Nura.
Kjo vizitë u bë për të parë nga afër situatën pas vërshimeve nga të reshurat dhe për t’u solidarizuar me qytetarët e zonave të prekura nga kjo fatkeqësi natyrore.
Poashtu delegacioni i Bordit të AKK-së me këtë rast shprehu solidarizim me gjitha zonat e prekura nga vërshimet në komunën e Skenderajit, Istogut, Mitrovicës, Klinës, Podujevës dhe zonat tjera të cilat u prekën nga të reshurat e shiut.
Bordi i AKK-së ka kërkuar që Qeveria duhet t’u mundësojë Komunave një Fond Emergjent, pasi që vërshimet nuk janë problemi i vetëm, pasi gjatë vitit Komunat ballafaqohen edhe me fatkeqësi tjera natyrore.
Prandaj Bordi kërkon që Fondin Emergjent ta menaxhojnë Komunat për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve të tyre.
Në këtë takim janë diskutuar edhe mundësitë tjera të bashkëpunimit mes Komunave edhe në rastet e fatkeqësive natyrore. /InLajmi/