Ministria e Mbrojtjes së Kosovës ka reaguar pas reshjeve të vazhdueshme të shiut që kanë kapluar Kosovës, përcjell InLajmi.
Nga Ministria treguan se autoritetet e tyre janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.
Më tej treguan se FSK është e gatshme që të realizojë detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim.
Njoftimi i plotë i Ministrisë së Mbrojtjës së Kosovës:
Pas reshjeve të mëdha që po vazhdojnë dhe vërshime në shumë pjesë të vendit, autoritetet tona zyrtare janë duke e monitoruar pandërprerë situatën në terren.

Ministria e Mbrojtjes, bazuar në Planin e Reagimit Kombëtar në Emergjenca, është në gatishmëri të plotë të reagojë, varësisht nga kërkesat për mbështetje të Agjencionit për Menaxhimin e Emergjencave.
FSK si çdoherë, në secilën situatë emergjente, është e gatshme plotësisht, me të gjitha kapacitetet e saj në dispozicion, që të realizojë detyrën ligjore të mbështetjes ushtarake të autoriteteve civile dhe qytetarëve tanë pa dallim. /InLajmi/