Gjykata Speciale këtë të enjte bëri të ditur se ka ndryshuar datën e mbajtjes së seancës gjyqësore që pritej të mbahej më 17 shkurt, raporton InLajmi.
Mirëpo as ky vendim nuk e tërhjek Organizatën e Veteranëve të Luftës së UÇK-së që të protestojë në përvjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ushtruesi i detyrës së kryetarit së kësaj organizate, Faton Klinaku deklaroi se protesta do të mbahet, përkundër ndryshimit të datës së seancës.
“Ne si Organizatë të dala nga lufta edhe kur të tregojmë orën dhe vendin se ku mbahet, natyrisht që presim mbështetje gjithë popullore, por në këtë drejtim, janë të mirëseardhur edhe subjektet politike por edhe Organizatat Joqeveritare”, deklaroi ai.
Klinaku shtoi se kjo Gjykatë prej themelimit të saj është konsideruar si politike. /InLajmi/