Këto ditë vëllezërit Shantiri nga Prizreni, edhe njëherë ishin të lumtur dhe krenar, ngase në rajonin e Drenicës, në Kaçanik, në Prizren, dhe në Shqipëri, e shijuan gëzimin duke i dëgjuar uratat dhe falenderimet, e dhjetra invalidëve të luftës, nxënësve dhe qytetarëve, të cilët falë humanitetit të tyre u pajisën me karrica elektrike, përcjell InLajmi.
44 invalidëve, të cilët përjetuan plagë nga lufta e fundit në Kosovë dhe disa qytetarëve tjerë, këto ditë në disa rajone të kosovës, dhe në Shqipëri, iu ndanë karrocat e sotisfikuara elektrike, e që dallohen nga karrocat e tjera, ngase pos shenjave për sinjalizim, ato automatikisht ndalen kur invalidi nuk ndjehet mirë, ose nëse has në ndonjë pengesë.
“Atë që nuk mundën ta bëjnë për afro dy vjet, Institucionet dhe disa Compani tona, e bënë vëllezërit Shantiri, pronar të mishtores tashmë të njohur, “SHANTIRI” në Prizren”, – tha për InLajmin Enver Drenica nga Shoqata humanitare “T’i ndihmojmë Drenicës”. – Kur para afro dy vjetëve i pamë këto karroca, duke menduar se do të sigurojmë fondet e duhura, e bëmë porosinë. Përkundër shumë takimeve dhe kërkesave drejtuar disa institucioneve komunale e qendrore, si dhe disa companive vendore, assesi nuk kishim mundësi ta sigurojmë shumën e caktuar, që t’i sjellim në Kosovë. Por, këto ditë falë z. Nadir Shantirit dhe vëllezërve të tij, me të cilët para disa muajve na takoi Varis Xhana, nga shoqata humanitare, “Alternativa KS”, me seli në Prizren, ia arritëm qëllimit tonë. – tha në fund të bisedës Enver Drenica.
“Nuk kishte kënaqësi më të madhe për mua dhe vëllezërit e mi Ergini, Rrahmani dhe Refeti, kur gjatë ndarjes së karrocave në Drenas, e takuam një vogëlush me emrin Muslim Vojvoda, i cili me lot gëzimi na tha; “Tani me këtë karrocë mund të shkoj në shkollë, të luaj me shokë dhe tua lehtësoj punët prindërve të mi”. Edhe zonja Florije Sahiti, si dhe dhjetra invalidë të tjerë ishin shumë të lumtur që ishin përfitues të këtyre karroave, na tha Nadir Shantiri.
Në fund, të shtojmë se Nadir Shantiri bashkë me vëllezërit e tij, e drejtojnë mishtoren “Shantiri N”, fabrikën e përpunimit të mishit, duke ofruar produkte cilësore bio, e që kanë një traditë mbi 110 vjeçare, Osman Goranci / InLajmi/