Një anije është përfshirë nga flakët në radën e portit të Durrësit.
Ekuipazhi është evakuuar dhe nuk raportohet për të lënduar. Sipas burimeve nga Drejtoria e përgjithshme detare, zjarri ka rënë në pjesën e kuzhinës së anijes, te frigoriferi i saj, raporton Top Chanel.