Zëdhënësja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Sibel Halimi ka thënë se Kosova rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët, përcjell InLajmi.
Halimi ka thënë se Kosovës i duhet një marrëveshje finale dhe jo bazë.
Ajo ka shtuar se pushteti me 51% të na dëshmojë se si vendi erdhi në këtë moment të ri, kur sipas saj, kërkesa për njohje na qenka dëm për vendin.
Postimi i plotë i saj:
“Kosova rrezikohet nga mungesa e koordinimit me aleatët. Nga ata që në emër të sovranitetit e kanë sjellë vendin në këtë situatë, me më pak sovranitet. Derisa, para 2 viteve diskutohej për njohje të ndërsjellë, tani zëvendësohet me ‘mosnjohje në këtë moment’. Çka ndodhi me njohjen e ndërsjellë?” Kosovës i duhet një marrëveshje finale dhe jo bazë. Pushteti me 51% të na dëshmojë se si vendi erdhi në këtë moment të ri, kur kërkesa për njohje na qenka dëm për vendin. Qytetarët e Kosovës kanë të drejtë të jenë më të informuar lidhur me këtë proces. /InLajmi/