Nënkryetari i Komunës së Skenderajt, Sami Lushtaku, bashkë me kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, janë duke qëndruar në një odë të Kleçkës, përcjell InLajmi.
Lushtaku tha se toka e Kosovës është e larë me gjak përgjatë historisë dhe se në vendin tonë janë disa vende që në kohë të vështira kanë bashkuar njerëz që kanë shkruar epoka.
Ai ka cilësuar Kleçkën një ndër vendet kryesore të bashkimit për liri, duke shtuar se nga këtu themi se liria ka emër dhe ai emër është UÇK.
Postimi i plotë i tij:
Toka e Kosovës është e larë me gjak përgjatë historisë. Në vendin tonë janë disa vende që në kohërat më të vështira kanë ditur që të bëjnë bashkë njerëz që shkruar epoka. Kleçka është ndër vendet kryesore të bashkimit për liri. Edhe sot, prej këtu, të bashkuar themi që LIRIA KA EMËR, UÇK./InLajmi/